Përshkrimi:
Instruktori do të zhvillojë dhe ofrojë mësim në pjesën teorike dhe praktike të kursit “Elektricist”, duke zbatuar programin mësimor me përpikëri. Ai/ajo do të monitorojë ecurinë e kursantëve gjatë procesit mësimor dhe do të sigurojë përgatitjen e tyre për certifikim.
Detyrat:
- Zhvillon programin mësimor në pjesën teorike dhe praktike (në laborator);
- Zbaton programin e kursit me përpikëri;
- Ndjek ecurinë e kursantëve gjatë procesit mësimor deri në certifikim.
Kualifikimet:
- Të ketë kryer studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike;
- Të ketë njohuri shumë të mira teorike dhe praktike në: (sistemi i ndricimit, sistemi i prizave të fuqisë , montimi i kuadrove të automateve);
- Të ketë përvojë pune mbi 5 vite si Inxhinier Elektrik apo në pozicione pune të ngjashme;
- Eksperienca në mësimdhënie përbën avantazh;
- Njohuri të mira kompjuterike (paketa Microsoft Office) dhe të gjuhës angleze.
Dokumentet e kërkuara:
- CV në gjuhën shqipe të shoqëruar me fotografi