Përshkrimi
Innovaway S.p.A. është një kompani e fushës ICT, e përqendruar në ofrimin e shërbimeve IT, dhe po e zgjeroi ekipin e saj të brendshëm në zyrën në Tiranë për rolin e Konsulentëve për Shërbim Klienti B2B në Gjuhën Franceze për Aktivitet B2B.
Kualifikimet
- Kërkohet njohje shumë e mirë e gjuhës Franceze, të paktën në nivelin B2.
- Preferohet përvojë e mëparshme në shërbim ndaj klientit.
- Nevojitet përdorim i mirë i sistemeve kompjuterike.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Duhet të keni shkathtësi të forta në zgjidhjen e problemeve.
- Vlerësohet një qasje smart ndaj situatave të thjeshta dhe atyre më komplekse.
- Njohuria në përdorimin e aplikacioneve si trouble ticketing ose programeve të menaxhimit përbën avantazh.
Ne ofrojmë:
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Trajnim të paguar.
- Pagë shumë të mirë.
- Bonus vjetor.
- Kontratë pune të përhershme.
- Mjedis pune të qëndrueshëm, të organizuar, rinor, motivues dhe ndërkombëtar.
- Model pune hibrid, online dhe në zyrë.
Paga përcaktohet sipas përvojës së punës.