Përshkrimi
INNOCLIMA ALBANIA është një kompani që operon në shitjen me shumicë dhe pakicë të materialeve mekanike për sistemet e ngrohjes-ftohjes dhe hidraulikës.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit dhe rritjes së shitjeve, kompania ka hapur një mundësi punësimi për rolin e Menaxher/Agjent Shitje.
Detyrat
Përgjegjësitë e Menaxherit:
- Përgatit dhe vë në zbatim strategjitë e shitjes.
- Drejton ekipin e shitjeve dhe kontribuon në zhvillimin e tij.
- Zbulon mundësi të reja në treg.
- Krijon dhe mirëmban raporte të qëndrueshme me klientët.
- Mbikëqyr performancën dhe realizimin e objektivave.
Përgjegjësitë e Agjentit:
- Zbaton planin ditor duke vizituar çdo pikë shitjeje në zonën ose te klientët që mbulon, sipas programit të përcaktuar.
- Verifikon gjendjen e stokut të produkteve në pikat e shitjes.
- Mirëmban rrjetin ekzistues të klientëve dhe evidenton klientë të rinj potencialë.
- Paraqet produktet në mënyrë profesionale te klientët e zonës që mbulon.
- Ndjek procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me departamentet përgjegjëse deri në dorëzimin e tyre te klienti.
- Raporton te eprorët mbi ecurinë e punës dhe vështirësitë e hasura.
- Ndjek objekte dhe kantiere që janë në fazë ndërtimi.
Kualifikimet
- Preferohet të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Kërkohen njohuri të një gjuhe të huaj, me përparësi anglishten.
- Duhet të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Të jetë i/e aftë për të punuar në grup.
- Të ketë njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
- Përvoja në fushën ku operon kompania konsiderohet avantazh.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikimin verbal dhe me shkrim.
- Duhet të ketë aftësi shumë të mira negociuese.
Kompania ofron
- Një ambient pune komod.
- Zbatim të kodit të punës nga ana e punëdhënësit.
- Trajnime jashtë vendit pranë kompanive përfaqësuese.
- Mundësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional.
Kandidatët që kalojnë fazën fillestare do të ftohen për intervistë.