Përshkrimi
Infosoft Office sh.p.k, e njohur si një prej kompanive kryesore në Shqipëri në fushën e tregtimit të artikujve kancelarikë, po kërkon të shtojë në ekip një profesionist/e të përkushtuar për rolin Specialist/e Logjistike Import-Export.
Nëse ke përvojë në logjistikë dhe synon të avancosh profesionalisht në një kompani dinamike me zhvillim të vazhdueshëm, kjo pozitë mund të jetë një mundësi e përshtatshme për ty.
Detyrat
Çfarë do të përfshijë roli:
- Mbikëqyrjen e proceseve që lidhen me importin dhe eksportin.
- Hartimin dhe sistemimin e dokumentacionit përkatës.
- Bashkërendimin e punës me partnerë dhe furnitorë.
- Regjistrimin në sistem dhe ndjekjen e hyrjes së mallrave.
Kualifikimet
Kërkesat për kandidatin/en:
- Diplomë universitare, me përparësi në Ekonomi ose fusha të afërta.
- Të paktën 3 vite përvojë në logjistikë import-export.
- Njohje shumë të mira të procedurave logjistike.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze.
- Aftësi të zhvilluara në komunikim dhe negocim.
- Njohuri në përdorimin e MS Office.
Shënime
Arsyet për t'iu bashkuar kompanisë:
- Mjedis pune profesional dhe me frymë bashkëpunimi.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe rritje në karrierë.
- Kompani e qëndrueshme me rritje të vazhdueshme.