• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Infosoft Office

Specialist/e Logjistike Import-Export

Infosoft Office
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë1 javë më parëFull Time

Titulli: Specialist/e Logjistike Import-Export

Përshkrimi:
Infosoft Office sh.p.k, një nga kompanitë lider në tregtimin e artikujve kancelarikë në Shqipëri, është në kërkim të një profesionisti të motivuar për pozicionin Specialist/e Logjistike Import-Export. Nëse ke eksperiencë në logjistikë dhe dëshiron të zhvillohesh në një kompani dinamike dhe në rritje, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.

Detyrat:

  • Menaxhimi i proceseve të importit dhe eksportit
  • Përgatitja e dokumentacionit përkatës
  • Koordinimi me partnerët dhe furnitorët
  • Regjistrimi dhe ndjekja e hyrjes së mallrave në sistem

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare (preferohen profile Ekonomi ose të ngjashme)
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në logjistikë import-export
  • Njohuri shumë të mira të procedurave logjistike
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze
  • Aftësi të forta komunikimi dhe negociimi
  • Njohuri në MS Office

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Pse të bashkohesh me ne:

  • Ambient profesional dhe bashkëpunues
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
  • Kompani e konsoliduar dhe në rritje të vazhdueshme

Shënime:

  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
  • Në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të gjitha të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.