• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Infosoft Office

Ndihmës Teknik

Infosoft Office
Apliko
Teknologji Informacioni (IT)Tiranë3 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Infosoft Office, një nga kompanitë kryesore në tregun shqiptar për artikuj kancelarikë dhe shërbime printimi, synon të forcojë ekipin e saj me një Ndihmës Teknik për Pajisje Printimi.

Kjo pozitë u përshtatet edhe kandidatëve që nuk kanë përvojë të drejtpërdrejtë në servisimin e printerëve, por që zotërojnë njohuri bazë teknike ose formim të përafërt dhe kanë interes të zhvillohen profesionalisht në këtë drejtim.

Personi i përzgjedhur do të marrë trajnim dhe përkrahje nga teknikë me përvojë.

Detyrat

  • Të mbështesë teknikët gjatë instalimit dhe konfigurimit të pajisjeve të printimit.
  • Të japë ndihmë në mirëmbajtjen dhe verifikimin teknik të pajisjeve te klientët.
  • Të asistojë në zëvendësimin e tonerve, materialeve konsumuese dhe pjesëve teknike.
  • Të ndihmojë ekipin gjatë ndërhyrjeve që lidhen me probleme teknike.
  • Të kryejë transportin, pozicionimin dhe përgatitjen fillestare të pajisjeve për përdorim.
  • Të raportojë punët e realizuara sipas udhëzimeve të teknikut përgjegjës.
  • Të mbajë komunikim të saktë dhe profesional me klientët.

Kualifikimet

  • Njohuri themelore për kompjuterët dhe pajisjet elektronike.
  • Vullnet për të mësuar dhe për t’u trajnuar në fushën e pajisjeve të printimit.
  • Korrektësi, përgjegjësi dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.
  • Gatishmëri për të punuar në terren pranë klientëve.
  • Leje drejtimi, kategoria B.
  • Përvoja e mëparshme në servisimin e pajisjeve elektronike, kompjuterëve, printerëve ose pajisjeve të zyrës konsiderohet përparësi.

Dokumentet e kërkuara

  • CV-ja

  • Letra e Interesit

  • Trajnim teknik nga stafi ynë i specializuar

  • Mundësi zhvillimi profesional në sektorin e shërbimit të printimit

  • Punë në një ambient profesional dhe mbështetës

  • Eksperiencë praktike në terren me pajisje profesionale.