• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Infosoft Group

Jurist/e - (Kontrate me afat)

Infosoft Group
Apliko
Ligj & JuridikTiranë6 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Infosoft Management Services shpk është në kërkim të një Jurist/e - (Kontrate me afat).

Detyrat

  • Monitorimi i zbatimit të legjislacionit në fushën e Shoqërive Tregtare, i procedurave pranë QKB-së, i kuadrit ligjor për pronarët përfitues dhe i legjislacionit të inspektimit, si edhe trajtimi i çështjeve konkrete në këto fusha.
  • Përpilimi dhe negocimi i kontratave të ndryshme, si kontrata shitjeje, qiraje etj.
  • Identifikimi i ndryshimeve në legjislacionin e biznesit dhe njoftimi i departamenteve dhe punonjësve përkatës për këto përditësime.
  • Përgatitja e prokurave dhe autorizimeve të llojeve të ndryshme.
  • Hartimi i shkresave me natyrë administrative për institucione të ndryshme.
  • Përpunimi i vendimeve të asamblesë për kompanitë e grupit.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare e nivelit të dytë, Fakulteti i Drejtësisë.
  • Të paktën 3 vjet përvojë pune në rolin e jurist/e.
  • Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze.
  • Njohuri shumë të mira të Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Shoqëritë Tregtare”.
  • Njohje të mira të Ligjit nr. 9723/2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, duke përfshirë procedurat e regjistrimit fillestar dhe pasues, ndryshimet statutore, si dhe çështjet që lidhen me ortakët dhe administratorët.
  • Njohuri të mira të Ligjit nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.
  • Njohuri shumë të mira të Kodit Civil.
  • Njohuri të mira të Kodit të Procedurës Civile.
  • Njohuri të mira të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.
  • Njohuri të mira të legjislacionit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.
  • Njohuri të mira të Kodit të Punës dhe të legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe kompetencë për zgjidhjen e çështjeve juridike.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe bashkëpunim i mirë në grup.

Çfarë ofrojmë?

  • Paga: 70,000 - 100,000 lekë neto në varësi të eksperiencës
  • Mjedis profesional, inovativ dhe i fokusuar te zhvillimi i vazhdueshëm
  • Mundësi për trajnime
  • Vlerësime të rregullta të performancës dhe rishikim page
  • Sigurim shëndetësor privat
  • Zyrë moderne në qendër të Tiranës

Dokumentet e kërkuara

  • CV
  • Dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet