• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
INFINITY INVESTMENT

Specialist/e i Burimeve Njerëzore

INFINITY INVESTMENT
Apliko
Burime Njerezore (HR)Tiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Infinity Investment Group bashkon profesionistë nga fusha e Gaming për të zhvilluar projekte të veçanta kazinosh në hotele me 5 yje në Shqipëri. Kompania ka hapur aplikimet për rolin HR Specialist.

Përmbledhja e Pozicionit:

Personi në këtë rol do të mbulojë dhe koordinojë proceset thelbësore të Burimeve Njerëzore, si rekrutimi, integrimi i punonjësve të rinj, trajnimet, administrimi i stafit, vlerësimi i performancës dhe bashkëpunimi me departamentet për çështjet që lidhen me punonjësit.

Detyrat

  • Të administrojë procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes për punonjësit e rinj.
  • Të ndjekë procedurat e integrimit në punë dhe ato të largimit të stafit.
  • Të planifikojë dhe bashkërendojë trajnimet e brendshme.
  • Të menaxhojë lejet, mungesat dhe dokumentacionin e punonjësve.
  • Të trajtojë problematikat e stafit dhe të ofrojë mbështetjen e nevojshme.
  • Të bashkëpunojë me departamentet lidhur me nevojat, performancën dhe çështjet që prekin stafin.
  • Të asistojë në hartimin dhe monitorimin e skemave të bonuseve dhe incentivave.
  • Të përgatisë komunikime dhe dokumentacion zyrtar të HR.
  • Të kujdeset për zbatimin e rregullores së brendshme, politikave të kompanisë dhe disiplinës në vendin e punës.
  • Të hartojë raporte periodike për rekrutimet, largimet, trajnimet, mungesat dhe tema të tjera të HR.
  • Të sugjerojë përmirësime në proceset e Burimeve Njerëzore dhe në administrimin e stafit.
  • Të organizojë aktivitete të brendshme për punonjësit, përfshirë retreat-e, evente argëtuese dhe nisma motivuese që forcojnë bashkëpunimin dhe frymën e ekipit.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, me preferencë në Fakultetin Juridik, Shkenca Sociale, Administrim Biznesi ose fusha të afërta.
  • Të ketë së paku 2 vite përvojë në të njëjtin pozicion.
  • Të zotërojë njohuri shumë të mira mbi praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore.
  • Të ketë nivel shumë të mirë të gjuhës angleze, si në komunikim verbal ashtu edhe me shkrim.
  • Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office.
  • Të ketë aftësi të mira në komunikim, organizim dhe koordinim me departamente të ndryshme.
  • Të dallohet për ndershmëri, integritet, korrektësi dhe përgjegjshmëri.

Ofrohen:

  • Pagë konkurruese
  • Ambient pune pozitiv, modern dhe bashkëpunues, pranë ambjenteve të stadiumit Air Albania.