Kompania inda është në kërkim të një Punëtori Magazine i cili do të jetë përgjegjës për organizimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e stokut në magazinë. Kandidati ideal duhet të jetë i organizuar, i kujdesshëm dhe i aftë të punojë në mënyrë efikase në një ambient dinamik.
Detyrat
- Sistemimi dhe organizimi i mallrave në magazinë
- Përgatitja dhe paketimi i porosive sipas kërkesave
- Kontrolli i hyrje-daljeve të mallrave
- Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në ambientet e magazinës
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për menaxhimin e stokut
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në magazinë (përbën avantazh)
- Korrektësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi për të punuar në grup
- Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës
- Gatishmëri për punë fizike
Ofrohet
- Pagë konkurruese
- Ambient pune profesional
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë