Përshkrimi
Kërkohet të punësohet Dealer /Inspector (Full Time)
Kthe pasionin për lojërat në një karrierë profesionale!
Kazinoja jonë kërkon Dealer/Inspector me prezantim profesional, qëndrueshmëri dhe fokus për t’u bashkuar me ekipin tonë elitë të “Live Game”.
Nëse je i përqendruar, komunikues dhe të pëlqen të punosh në një ambient dinamik — ky është vendi i duhur për ty!
Detyrat
- Monitorimi dhe kontrolli i korrektësisë së lojërave live sipas procedurave të kompanisë.
- Mbikëqyrja e performancës së Dealer-ëve gjatë zhvillimit të lojërave.
- Sigurimi i respektimit të standardeve të integritetit dhe rregullave të kazinosë.
- Evidentimi dhe raportimi i çdo problematike apo parregullsie gjatë lojës.
- Mbështetja e ekipit për ruajtjen e një eksperience profesionale për klientët.
Kualifikimet
- Eksperiencë në kazino ose në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira vëzhgimi dhe përqendrimi.
- Komunikim profesional dhe etikë pune.
- Aftësi për të punuar me turne dhe nën presion.
- Njohuri bazë të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese + bonuse motivuese.
- Trajnim profesional të plotë për lojërat e tavolinës.
- Ambient pune modern, i sigurt dhe me standarde ndërkombëtare.
- Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.