• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
IMN Tulltorja SHPK

Shofer i Kamionit – Tipi Damper (3)

IMN Tulltorja SHPK
Apliko
Transport & LogjistikePrizren2 javë më parëFull Time

KONKURS PUNE

Për shkak të rritjes së kapaciteteve të prodhimit dhe nevojave të brendshme të kompanisë, IMN Tulltorja sh.p.k. po kërkon të plotësojë pozitën Shofer i Kamionit – Tipi Damper (3 vende pune).

Vendi i punës: Landovicë, Prizren

Lloji i punës: Orar i plotë

Kriteret e kërkuara:

  • Kandidati duhet të ketë patentë shoferi të kategorisë C.
  • Kërkohet të paktën 2 vite përvojë pune në këtë profesion.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ngasë kamionin e tipit Damper brenda ambientit të fabrikës.
  • Të bëjë bartjen e argjilës nga zona e mihjes deri te depoja e argjilës pranë fabrikës.
  • Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe procedurat e përcaktuara nga kompania.
  • Të kryejë edhe obligime të tjera që lidhen me këtë pozitë, në përputhje me nevojat e procesit të punës.

Kushtet e punës dhe përfitimet:

  • Kompania ofron kushte pune dhe pajisje që përputhen me standardet evropiane.
  • Përveç pagës bazë, jepet edhe bonus mujor stimulues, varësisht nga kapaciteti i prodhimit, në vlerë prej 5% deri në 20% mbi pagën bazë.
  • Pushimi vjetor realizohet sipas Ligjit të Punës, me 20 ditë pune në vit.
  • Të gjithë të punësuarit përfshihen në sigurim.
  • Kompania siguron edhe një shujtë cilësore ushqimi për secilin punonjës.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV-në

Afati i aplikimit:

  • Konkursi do të mbetet i hapur për 30 ditë nga data e publikimit.