• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Illyria Life

Këshilltar i Shitjes

Illyria Life
Apliko
ShitjePrishtinë2 javë më parëFull Time

Këshilltar i Shitjes në Sigurimin e Jetës

Përshkrim i shkurtër:

  • Nëse jeni një person energjik, i motivuar nga sfidat, me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe i aftë për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme, ju ftojmë të bëheni pjesë e një ekipi mbështetës dhe të përkushtuar. Në këtë rol, do të kontribuoni në ofrimin e shërbimeve cilësore për klientët, duke ndërtuar besim dhe duke zhvilluar marrëdhënie afatgjata, si dhe duke nxitur rritje të vazhdueshme në shitje përmes një qasjeje profesionale dhe të përgjegjshme.

Çka ofrojmë bashkëpunëtorëve të rinj:

  • Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
  • Edukim dhe trajnime të rregullta
  • Paga bazë 434.78EUR, të cilës i bashkangjiten komisione konkurruese dhe bonuset e performancës
  • Fitimi i përvojës në shitje dhe punës me klient si dhe aftësisë komunikuese
  • Mbështesim zhvillimin tuaj profesional dhe ofrojmë mundësi për avancim brenda kompanisë
  • Mbështetjen, ndihmën dhe materialin për përfitimin e licencës nga BQK për ofrimin e sigurimeve
  • Motivimin në formë bonuseve, shpërblimeve, udhëtimeve dhe trajnimeve brenda dhe jashtë vendit

Detyrat Kryesore:

  • Gjeneroni dhe identifikoni klientët potencial përmes kanaleve të ndryshme
  • Këshilloni klientët në zgjedhjet e sigurimeve të jetës dhe përshtatni zgjidhjet në nevojat e tyre të veçanta
  • Ofroni shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientëve dhe krijoni marrëdhënie të qëndrueshme me ta
  • Mbani veten të informuar rreth tendencave dhe produkteve të industrisë për të shërbyer më mirë klientët tuaj

Kushtet që duhet plotësuar për pozitën e shpallur:

  • Preferohet niveli i lartë i edukimit
  • I/E orientuar drejtë shitjes
  • Ambicioz/e, Kreativ/e, Punëtor/e
  • I/E besueshëm/, Vetë-iniciativë/e
  • Përvojë e mëparshme në shitje është një avantazh

Besojmë se CV-ja juaj do të na bindë se ju jeni personi i duhur për këtë pozitë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një tradite shumëvjeçare, sillni motivimin dhe energjinë tuaj në “ILLYRIA Life”.

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda një periudhe të shkurtër.