Agjent shitjeje / Shpërndarës porosish (me furgon)
Përshkrimi:
Kerkohet Agjent shitjeje/shpërndarës porosish me furgon me kohë të plotë për produkte ushqimore në Tiranë dhe rrethe.
Vendndodhja: Tiranë dhe rrethe
Detyrat:
- Kryerja e shitjeve direkte në terren
- Vizita periodike tek klientët ekzistues
- Identifikimi dhe krijimi i klientëve të rinj
- Marrja, përpunimi dhe menaxhimi i porosive
- Shpërndarja e produkteve sipas itinerarit të përcaktuar
- Mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët
- Raportimi ditor i shitjeve dhe porosive
- Kujdesi për automjetin dhe produktet gjatë transportit
- Respektimi i orareve dhe procedurave të kompanisë
Kualifikimet:
- Të zotërojë patentë të kategorisë B
- Eksperienca në shitje ose shpërndarje përbën avantazh
- Aftësi të mira komunikimi dhe negociimi
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë
- Aftësi organizative dhe menaxhim kohe
- Gatishmëri për lëvizje në Tiranë dhe rrethe
Dokumentet e kërkuara:
Ofrohet:
- Pagë bazë
- Përqindje mbi shitjet
- Bonuse sipas performancës
- Ambient korrekt pune dhe mundësi zhvillimi profesional