Idearch SH.P.K. vepron si kompani inovative në projektimin e dritareve dhe fasadave. Si rezultat i zgjerimit të aktivitetit, kompania po kërkon kandidatë për rolin Arkitekt/e ose Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë / Mekanikës.
Lokacioni: Dragodan, Prishtinë
Kërkesat
- Të keni përfunduar studimet universitare në Arkitekturë, Ndërtimtari ose Inxhinieri Mekanike.
- Të zotëroni njohuri të mira në CAD, me përparësi në AutoCAD.
- Të keni njohuri të mira në MS Office.
- Të njihni gjuhën gjermane në nivelin B2 - C1.
- Të demonstroni aftësi për punë në ekip, organizim dhe përgjegjësi.
- Të keni motivim për mësim dhe zhvillim profesional.
- Të tregoni fleksibilitet në punë.
Detyrat
- Të merrni pjesë në projektimin e dritareve dhe të elementeve të fasadave.
- Të përpunoni porositë në programin e prodhimit.
- Të kontribuoni në zhvillimin e zgjidhjeve teknike dhe estetike.
- Të kryeni edhe detyra të tjera sipas udhëzimeve të menaxherit.
Ne ofrojmë
- Një vend pune të qëndrueshëm në një kompani me strukturë të konsoliduar dhe organizim profesional.
- Mundësi për të punuar në projekte interesante për një kompani zvicerane.
- Trajnim profesional 4-mujor në Zvicër me vizë pune, ku trajnimi zhvillohet në gjuhën gjermane.
- Mundësi qëndrimi për 8 javë çdo vit në Zvicër.
- Gjatë qëndrimit në Zvicër, kompania ofron banesë dhe mbulon shpenzimet e udhëtimit.