HumanPower, kompani e specializuar në rekrutim, po zgjeron aktivitetet e saj të rekrutimit në vendet e rajonit dhe ofron mundësi punësimi për pozitën e mëposhtme.
- Pozita: Rekrutues (me njohuri të Gjuhës Gjermane)
- Orari: i plotë, nga e Hënë deri të Premte (08:30 – 17:00)
- Kriteri: njohuri të Gjuhës Gjermane në nivelin C1
- Vendi i punës: Prishtinë, Lagjja Pejton
Përgjegjësitë
- Të shqyrtohen aplikimet e kandidatëve për të vlerësuar nëse kualifikimet e tyre përputhen me pozitën për të cilën kanë aplikuar.
- Të kontaktohen kandidatët, të vlerësohen njohuritë e tyre gjuhësore dhe të përcaktohet përputhshmëria me kërkesat e rolit.
- Të menaxhohet i gjithë procesi i punësimit nga fillimi deri në përfundim, përfshirë caktimin e termineve të intervistave, komunikimin me kandidatët dhe organizimin e ofertave të punësimit.
- Të hartohen raporte të rregullta mbi aktivitetet e rekrutimit, duke përfshirë përditësimin e statusit të kandidatëve në software të rekrutimit.
- Të ofrohet mbështetje në pjesë të ndryshme administrative të procesit të rekrutimit.
Eksperienca dhe njohuritë
Nëse nuk keni përvojë në role të ngjashme, kjo nuk paraqet pengesë, pasi trajnimi do të sigurohet gjatë angazhimit tuaj në HumanPower. Kërkesa kryesore mbetet njohja e gjuhës Gjermane në nivel minimal C1.
- Të keni gatishmëri për të mësuar.
- Të posedoni aftësi komunikimi dhe aftësi organizative në aspektin administrativ.
- Të keni të përfunduar studimet në nivelin Bachelor.
- Të keni njohuri në përdorimin e kompjuterit.