Titulli i punës: Videograf/Editor-i
Përshkrimi:
HR Studio është në kërkim të një Videografi/Editor-i.
Detyrat:
- Realizon xhirime video për klientë të ndryshëm (on-site dhe studio)
- Editon video për rrjete sociale (Instagram, TikTok, YouTube, Ads)
- Krijon përmbajtje kreative sipas strategjisë së marketingut
- Punon ngushtë me ekipin e marketingut për ide dhe koncepte
- Kujdeset për ndriçimin, këndet dhe cilësinë teknike gjatë xhirimeve
- Përshtat formatet e videove sipas platformave (vertical, reels, etj.)
- Menaxhon materialet dhe arkivimin e projekteve
Kualifikimet:
- Eksperiencë e mëparshme si Videograf/Editor (preferohet në agjenci marketingu)
- Njohuri shumë të mira në programe editimi (Adobe Premiere Pro, After Effects, CapCut, etj.)
- Ndjenjë kreative dhe sens estetik i zhvilluar
- Aftësi për të treguar histori përmes videos (storytelling)
- Aftësi për të punuar në disa projekte njëkohësisht
- I/e organizuar dhe me vëmendje ndaj detajeve
- Bonus: njohuri në fotografi dhe motion graphics
Dokumentet e kërkuara:
Çfarë ofrohet:
- Ambient kreativ dhe dinamik pune
- Projekte të ndryshme me klientë nga industri të ndryshme
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritje në karrierë
- Pagesë konkurruese sipas eksperiencës
- Fleksibilitet dhe hapësirë për ide kreative