• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
HR-Studio

Videograf / Video Editor

HR-Studio
Apliko
Kreativ & DizajnTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

HR Studio po rekruton për një kompani partnere një Videograf me prirje krijuese dhe pasion për prodhimin e përmbajtjes vizuale bashkëkohore dhe dinamike. Nëse ke ndjeshmëri artistike, energji krijuese dhe vullnet për t’i kthyer idetë inovative në realizim konkret, kjo pozitë mund të jetë e përshtatshme për ty.

Detyrat

  • Kryen incizime video për rrjetet sociale, evente, produkte dhe fushata të marketingut.
  • Përpunon materiale video në mënyrë profesionale dhe me qasje kreative.
  • Zhvillon përmbajtje vizuale të përshtatur për platforma si Instagram, TikTok, LinkedIn dhe Facebook.
  • Punon ngushtë me ekipin e marketingut për të ndërtuar ide dhe koncepte kreative.
  • Siguron standard të lartë teknik dhe estetik në materialet vizuale.
  • Administron pajisjet e incizimit dhe organizon arkivimin e materialeve video.
  • Qëndron i përditësuar me prurjet më të reja në videografi dhe krijimin e përmbajtjes.

Kualifikimet

  • Përvojë e mëparshme në videografi dhe në montazh video.
  • Njohuri shumë të mira në programe si Adobe Premiere Pro, CapCut, After Effects ose mjete të ngjashme.
  • Kreativitet dhe aftësi për të treguar histori përmes elementeve vizuale.
  • Aftësi të forta organizative dhe menaxhim efikas i kohës.
  • Njohuri rreth trendeve të mediave sociale dhe marketingut digjital.
  • Portofoli me punë të mëhershme konsiderohet përparësi.
  • Patentë B konsiderohet përparësi.

Çfarë Ofrojmë

  • Mjedis pune kreativ dhe profesional.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Projekte dinamike dhe bashkëpunime me interes.
  • Pagesë konkurruese.
  • Mbështetje dhe hapësirë krijuese në realizimin e ideve.