Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një Teknologe Ushqimore me eksperiencë, e cila do të jetë përgjegjëse për monitorimin e proceseve të prodhimit, kontrollin e cilësisë dhe garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore gjatë gjithë procesit të prodhimit.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Monitoron procesin teknologjik të prodhimit ushqimor.
- Kontrollon cilësinë e lëndëve të para dhe produktit final.
- Siguron zbatimin e standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Harton dhe ndjek procedurat teknologjike të prodhimit.
- Kryen analiza dhe raporte mbi cilësinë e produkteve.
- Bashkëpunon me departamentet e prodhimit dhe magazinës për optimizimin e proceseve.
- Identifikon problematikat gjatë prodhimit dhe propozon zgjidhje efektive.
- Siguron respektimin e standardeve HACCP dhe ISO.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë në Teknologji Ushqimore ose fushë të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në industri ushqimore (preferohet).
- Njohuri mbi standardet e sigurisë ushqimore dhe kontrollit të cilësisë.
- Aftësi të mira organizative dhe analitike.
- Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Shënime
Çfarë Ofrojmë
- Kontratë të rregullt pune.
- Pagë konkurruese bazuar në eksperiencë dhe performancë.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Stabilitet dhe mundësi rritjeje në karrierë.