Titulli i punës: Supervizor Shitjesh – Rajoni i Veriut
Organizata: HR Studio
Vendndodhja: Rajoni i Veriut
Përshkrimi:
- Pozita përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e ekipit të agjentëve të shitjes në rajonin e Veriut, me fokus në realizimin e targeteve mujore dhe vjetore.
- Përfshin monitorimin e performancës, mbështetjen në terren, planifikimin e vizitave tek klientët dhe zbatimin e politikave dhe strategjive të kompanisë.
Detyrat:
- Mbikëqyr dhe menaxhon ekipin e agjentëve të shitjes në rajonin e Veriut
- Siguron realizimin e targeteve mujore dhe vjetore të shitjes
- Monitoron performancën e ekipit dhe ofron mbështetje në terren
- Organizion dhe planifikon vizitat në klientë së bashku me agjentët
- Ndjek marrëdhëniet me klientët kryesorë dhe zgjidh problematikat në terren
- Analizon tregun lokal dhe identifikon mundësi zhvillimi
- Raporton periodikisht mbi performancën dhe aktivitetin e rajonit
- Siguron zbatimin e politikave dhe strategjive të kompanisë në terren
Kualifikimet:
- Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në distribucion
- Eksperiencë në menaxhim ekipi (avantazh i fortë)
- Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe lidershipi
- Orientim i fortë drejt rezultateve dhe targeteve
- Njohuri të tregut në rajonin e Veriut
- Patentë Grupi B (e detyrueshme)
- Gatishmëri për lëvizje të shpeshta në terren
- Njohuri të paketës MS Office
- Njohuri të gjuhës angleze (italishtja përbën avantazh)
Dokumentet e kërkuara:
Ofrohet:
- Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie lider në distribucion
- Rol kyç në menaxhimin dhe zhvillimin e shitjeve në rajon
- Pagë bazë + bonus mbi performancën
- Mjet pune në dispozicion
- Ambient dinamik dhe sfidues
- Trajnime dhe zhvillim profesional i vazhdueshëm
- Mundësi reale avancimi në karrierë