Titulli i punës: Specialist/e Blerjesh
Përshkrimi: HR Studio është në kërkim të një Specialisti/e Blerjesh për një kompani të konsoliduar në distribucionin e produkteve ushqimore. Ky rol është kyç në sigurimin e furnizimit efikas nga tregjet ndërkombëtare, në përputhje me planet e shitjes dhe zhvillimin e portofolit të produkteve.
Detyrat:
- Identifikimi i nevojave të kompanisë për furnizim sipas planeve të shitjes.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me furnitorë vendas dhe ndërkombëtarë.
- Negocimi i kushteve të blerjes dhe çmimeve me partnerët.
- Përditësimi dhe analiza e të dhënave për furnitorët, produktet dhe çmimet.
- Vendosja e porosive dhe ndjekja e tyre deri në përfundim.
- Koordinimi i procesit të transportit dhe logjistikës deri në magazinë.
- Bashkëpunimi me magazinën për kontrollin e cilësisë së produkteve.
- Ndjekja e problematikave me furnitorët dhe zgjidhja brenda afateve.
- Raportim periodik mbi ecurinë e proceseve të blerjes.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në sektorin e blerjeve.
- Preferohet eksperiencë në distribucionin e produkteve ushqimore (FMCG).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane.
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
- Aftësi shumë të mira negocimi dhe komunikimi.
- Person i organizuar, i besueshëm dhe me sens të lartë përgjegjësie.
- Proaktiv dhe bashkëpunues në ekip.
Shënime:
Ofrohet:
- Ambient profesional dhe dinamik.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Paketë konkurruese financiare në përputhje me eksperiencën.