Titulli: Specialist/e Blerjesh
Përshkrimi:
HR Studio kërkon Specialist/e Blerjesh.
Detyrat:
- Identifikon nevojat e kompanisë për furnizim me produkte dhe kategori të ndryshme
- Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie me furnitorë vendas dhe të huaj
- Negocion kushtet e blerjes (çmime, afate, kushte transporti)
- Menaxhon procesin e porosive dhe ndjek realizimin e tyre
- Koordinon procesin e importit dhe logjistikës deri në dorëzim në magazinë
- Analizon çmimet, kostot dhe performancën e furnitorëve
- Përditëson databazën e furnitorëve dhe produkteve
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet e shitjes, financës dhe magazinës
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë e mëparshme në blerje / procurement (preferohet në distribucion)
- Aftësi shumë të mira negociuese dhe analitike
- Njohuri të proceseve të importit dhe logjistikës (avantazh)
- Zotërim shumë i mirë i paketës MS Office (veçanërisht Excel)
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (italishtja përbën avantazh)
- Aftësi shumë të mira organizimi dhe menaxhimi të kohës
- Integritet dhe korrektësi në punë
Dokumentet e kërkuara:
Ofrohet:
- Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie lider në distribucion
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Ekspozim ndaj tregjeve ndërkombëtare dhe partnerëve të huaj
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
- Trajnime dhe mbështetje profesionale
- Pjesëmarrje në procese strategjike të furnizimit dhe negociimit
- Paketë konkurruese shpërblimi në përputhje me eksperiencën