Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një Shoferi për Mobileri, i cili do të jetë përgjegjës për transportin, dorëzimin dhe sistemimin e mobiljeve tek klientët në mënyrë profesionale dhe të kujdesshme.
Detyrat
- Kryen transportin dhe dorëzimin e mobiljeve tek klientët sipas planifikimit ditor
- Siguron transport të sigurt për të shmangur dëmtimin e produkteve gjatë lëvizjes
- Ndihmon në ngarkim, shkarkim dhe sistemim të mobiljeve
- Kontrollon produktet para dorëzimit dhe verifikon dokumentacionin përkatës
- Mban automjetin e kompanisë në gjendje të mirë dhe të pastër
- Raporton çdo problem teknik apo dëmtim të evidentuar gjatë transportit
- Komunikon në mënyrë profesionale me klientët gjatë procesit të dorëzimit
Kualifikimet
- Patentë e kategorisë B
- Eksperiencë e mëparshme si shofer transporti ose në shpërndarje mobiljesh përbën avantazh
- Aftësi fizike për ngarkim dhe shkarkim mobiljesh
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë pune
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup
- Njohje e mirë e rrugëve në Tiranë dhe zonat përreth
Ofrojmë:
- Pagesë konkurruese
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
- Stabilitet dhe mundësi afatgjatë punësimi
- Kushte të mira pune