Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Qendistare / Rrobaqepëse (Fustane Nuserie) me përvojë në qepje dhe/ose qëndisje, për t’u përfshirë në procesin e realizimit të fustaneve të nusërisë dhe për të ndihmuar në krijimin e produkteve me nivel të lartë estetik dhe cilësor.
Detyrat
- Qepja e fustaneve të nusërisë sipas modeleve të përcaktuara.
- Kryerja e qëndisjeve dhe e elementeve dekorative, me dorë ose me makineri.
- Përshtatja dhe ndryshimi i fustaneve në bazë të masave të klienteve.
- Ndjekja e të gjithë procesit të punës, nga prerja deri te finalizimi i produktit.
- Verifikimi i cilësisë dhe i përfundimeve finale.
- Bashkëpunimi me stilistin dhe ekipin për të zbatuar konceptin e dizajnit.
- Administrimi dhe ruajtja me kujdes e materialeve gjatë punës.
Kualifikimet
- Përvojë e domosdoshme në qepje / rrobaqepësi, me përparësi në nuseri ose në modë të lartë.
- Njohje e teknikave të ndryshme të qepjes dhe të qëndisjes.
- Shkathtësi shumë të mira në punë dore dhe përqendrim i lartë te detajet.
- Aftësi për të punuar me shpejtësi dhe saktësi.
- Ndjenjë përgjegjësie dhe disiplinë në ambientin e punës.
- Gatishmëri për punë në ekip dhe respektim të afateve.
Ofrohet
- Një ambient pune profesional dhe krijues.
- Angazhim në projekte të ndryshme dhe mundësi zhvillimi në sektorin e modës.
- Pagesë konkurruese në varësi të përvojës.
- Bashkëpunim afatgjatë dhe qëndrueshmëri në punë.