Përshkrimi
HR Studio po kërkon Punonjëse Lavanderie e cila do jete përgjegjëse për larjen, tharjen, hekurosjen dhe sistemimin e materialeve tekstile sipas standardeve të kompanisë, duke garantuar pastërti, higjienë dhe cilësi në çdo proces pune.
Detyrat
- Kryen larjen dhe përpunimin e rrobave/materialeve sipas procedurave të përcaktuara.
- Përdor pajisjet e lavanderisë në mënyrë korrekte dhe të sigurt.
- Kryen hekurosjen, palosjen dhe sistemimin e materialeve tekstile.
- Kontrollon cilësinë dhe pastërtinë e produkteve para dorëzimit.
- Identifikon dëmtimet apo problematikat në materiale dhe raporton tek përgjegjësi.
- Mirëmban pastërtinë dhe organizimin e ambientit të punës.
- Respekton standardet e higjienës dhe sigurisë në punë.
- Bashkëpunon me ekipin për përmbushjen e volumit ditor të punës.
Kualifikimet
- Preferohet eksperiencë e mëparshme në lavanderi, hoteleri ose ambiente të ngjashme.
- Aftësi për të punuar me ritëm dhe korrektësi.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
- Aftësi për të punuar në grup.
- Gatishmëri për orare fleksibël sipas nevojës së kompanisë.
Çfarë Ofrohet
- Ambient pune korrekt dhe profesional.
- Trajnim mbi proceset dhe pajisjet e punës.
- Mundësi stabiliteti dhe zhvillimi profesional.
- Pagesë e kënaqshme dhe kushte të mira pune.