Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një Punonjëse Kuzhine për zonën e Rinasit.
Detyrat
- Merr pjesë në përgatitjen dhe renditjen e produkteve ushqimore.
- Mban nën kujdes pastërtinë dhe rregullin në hapësirën e kuzhinës.
- Punon në koordinim me pjesën tjetër të stafit për ecurinë normale të punës gjatë orarit.
- Zbaton rregullat e higjienës dhe të sigurisë ushqimore.
- Kryen edhe detyra të tjera operative sipas kërkesave të kuzhinës.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në kuzhinë konsiderohet përparësi.
- Kërkohet të jetë e rregullt, korrekte dhe bashkëpunuese.
- Të ketë aftësi për punë në grup dhe përballim të ritmit të punës.
- Të tregojë fleksibilitet dhe përgjegjësi në përmbushjen e punës.
Çfarë ofrojmë
- Ofron kushte të mira pune.
- Ambienti i punës është profesional dhe bashkëpunues.
- Pagesa jepet në mënyrë korrekte dhe në kohë.
- Ka stabilitet dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë.