Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një punonjëseje banaku për supermarket, me profil të përkushtuar dhe energjik, e cila do të kujdeset për ofrimin e shërbimit cilësor ndaj klientëve dhe për ruajtjen e standardeve të markës.
Detyrat
- Ofrimi i shërbimit për klientët në banak, përfshirë sallamrat, djathërat dhe produktet e freskëta, në përputhje me standardet e përcaktuara.
- Prerja, matja në peshë dhe paketimi i artikujve sipas kërkesave të klientëve.
- Zbatimi i rregullave të higjienës dhe të sigurisë ushqimore (HACCP).
- Verifikimi i afateve të skadencës dhe i cilësisë së produkteve.
- Organizimi dhe paraqitja e saktë e produkteve në banak sipas udhëzimeve të kompanisë.
- Sigurimi i pastërtisë dhe dezinfektimit të vazhdueshëm të hapësirës së punës dhe pajisjeve.
- Administrimi i porosive dhe njoftimi i klientëve për ofertat dhe promocionet në fuqi.
- Bashkërendimi me ekipin për furnizimin dhe sistemimin e stokut.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme në banak ose në sektorin e produkteve të freskëta përbën avantazh.
- Njohuri bazë për produktet ushqimore, veçanërisht për sallamrat dhe bulmetin.
- Aftësi të mira komunikuese dhe qasje të orientuar nga klienti.
- Ndjenjë përgjegjësie, korrektësi dhe standard i lartë i higjienës personale.
- Gatishmëri për të punuar me turne.