Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një Pirunisti për Magazine të përgjegjshëm dhe korrekt, i cili do të kujdeset për lëvizjen, sistemimin dhe transportimin e mallrave brenda magazinës duke përdorur pirunin elektrik ose mekanik.
Detyrat
- Operon pirunin për transportin dhe sistemimin e produkteve në magazinë.
- Ngarkon dhe shkarkon mallrat në mënyrë të sigurt dhe efikase.
- Sistemon produktet sipas sektorëve dhe standardeve të magazinimit.
- Kontrollon gjendjen fizike të mallrave gjatë lëvizjes.
- Bashkëpunon me ekipin e magazinës për organizimin dhe inventarizimin e produkteve.
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe përdorimin korrekt të pirunit.
- Zbaton rregullat e sigurisë dhe procedurat e kompanisë.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme si pirunist përbën avantazh.
- Të zotërojë patentë/certifikim për përdorimin e pirunit (preferohet).
- Aftësi për të punuar në grup dhe nën ritëm pune.
- Të jetë korrekt, i organizuar dhe i përgjegjshëm.
- Gatishmëri për punë fizike dhe operative.
Çfarë Ofrohet
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Kontratë e rregullt pune.
- Pagesë konkurruese dhe mundësi stabiliteti afatgjatë.
- Trajnim dhe mbështetje gjatë procesit të punës.