HR Studio është në kërkim të një profesionisti/eje për pozicionin Online Sales Specialist & Social Media Manager, për një kompani partnere dinamike dhe në zhvillim.
Detyrat
- Menaxhon komunikimin online me klientët në rrjete sociale, website dhe platforma të tjera.
- Ndjek dhe konverton kërkesat online në shitje.
- Krijon dhe publikon përmbajtje kreative për Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn.
- Menaxhon kalendarin e postimeve dhe organizon fushata promocionale.
- Ndjek performancën e rrjeteve sociale dhe raporton rezultatet.
- Bashkëpunon me ekipin për strategjitë e marketingut dhe shitjeve.
- Kujdeset për prezantimin profesional të brandit online.
- Përgjigjet ndaj mesazheve, komenteve dhe kërkesave të klientëve në kohë reale.
- Ndihmon në rritjen e audiencës dhe angazhimit në rrjete sociale.
Kualifikimet
- Eksperiencë në shitje online, social media management ose marketing digjital.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
- Njohuri në Canva, Meta Business Suite, Instagram & TikTok.
- Kreativitet dhe sens estetik për përmbajtje vizuale.
- Aftësi për të punuar me objektiva dhe targete shitjesh.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Çfarë Ofrohet:
- Ambient modern dhe kreativ pune.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
- Trajnime dhe mbështetje në zhvillimin e aftësive.
- Paketë motivuese dhe bonus bazuar në performancë.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.