Përshkrimi
HR Studio po kërkon për një kompani partnere një Ngjitës Adezivi me profil teknik, të përgjegjshëm dhe me aftësi praktike në procese prodhimi dhe përpunimi.
Detyrat
- Kryen procesin e ngjitjes së materialeve dhe aplikimit të adezivëve sipas standardeve teknike
- Punon me pajisje dhe materiale të ndryshme industriale/prodhimi
- Kontrollon cilësinë e punimeve gjatë procesit të realizimit
- Respekton procedurat teknike dhe normat e sigurisë në punë
- Bashkëpunon me ekipin teknik dhe të prodhimit për realizimin e objektivave
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe përdorimin korrekt të pajisjeve të punës
Kualifikimet
- Eksperiencë në procese teknike, prodhimi ose punime me adezivë përbën avantazh
- Aftësi praktike dhe teknike në punë manuale
- Kujdes ndaj detajeve dhe cilësisë së punës
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi
- Aftësi për të punuar në grup
- Disponibilitet për punë dinamike
Çfarë Ofrojmë:
- Ambient profesional dhe korrekt
- Trajnim dhe mbështetje në punë
- Pagesë konkurruese
- Mundësi zhvillimi profesional dhe stabilitet afatgjatë
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.