• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
HR-Studio

Ngjites Adezivi me profil Teknik

HR-Studio
Apliko
Prodhim & IndustriTiranë3 javë më parëFull Time

Ngjitës adeziv (profil teknik)

Përshkrimi:

HR Studio është në kërkim të një Ngjitës Adezivi me profil Teknik, i cili do të jetë përgjegjës për realizimin e proceseve të aplikimit dhe zhveshjes së materialeve adezive në ambiente të ndryshme (automjete, fasada, ambiente të brendshme).

Detyrat:

  • Kryen procesin e ngjitjes (aplikimit) dhe/ose zhveshjes së materialeve adezive (vinil, letër, letër muri, etj.) sipas planit të punës dhe udhëzimeve të marra nga eprori;
  • Merr pjesë në punimet si në repart ashtu edhe në terren, në varësi të projekteve të përcaktuara;
  • Verifikon sipërfaqen (automjet, fasadë apo ambient tjetër) përpara aplikimit, duke siguruar që ajo të jetë e përshtatshme për ngjitje;
  • Realizon pastrimin dhe përgatitjen e sipërfaqes përpara aplikimit dhe pas zhveshjes së materialeve;
  • Raporton tek përgjegjësi i grupit mbi ecurinë e punës dhe çdo problematikë të hasur gjatë procesit;
  • Merr në dorëzim materialet dhe kontrollon pajisjet përpara fillimit të punës;
  • Dokumenton punimet e kryera sipas procedurave të brendshme (p.sh. foto të realizimit);
  • Ndjek udhëzimet dhe trajnimet teknike për përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive profesionale.

Kualifikimet:

  • Eksperiencë e mëparshme në ngjitje adezivi (avantazh);
  • Aftësi praktike dhe kujdes ndaj detajeve;
  • Gatishmëri për punë në terren;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Disiplinë dhe respektim i rregullave të sigurisë në punë;
  • Fleksibilitet në orare sipas nevojave të punës.

Shënime:

Çfarë ofrojmë:

  • Punë në projekte kreative me impakt real në treg.
  • Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
  • Ekspozim ndaj klientëve dhe brand-eve të ndryshme.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritje afatgjatë në karrierë.
  • Paketë financiare konkurruese + benefite.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV