Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një Montuesi Mobilierie. Kjo pozitë është e përshtatshme për një person praktik, të vëmendshëm dhe me përvojë në montimin e mobilieve.
Detyrat
- Montimi dhe vendosja e mobilieve në përputhje me standardet e kompanisë.
- Interpretimi dhe ndjekja e udhëzimeve teknike gjatë procesit të montimit.
- Realizimi i montimeve te klientët dhe në showroom, sipas nevojës.
- Verifikimi i cilësisë së produkteve pas përfundimit të montimit.
- Përdorimi korrekt dhe kujdesi për mjetet e punës.
- Koordinimi me ekipet e magazinës dhe transportit për realizimin e porosive.
Kualifikimet
- Përvojë e mëhershme në montimin e mobilieve ose në punë të ngjashme.
- Shkathtësi në përdorimin e veglave elektrike dhe atyre manuale.
- Vëmendje ndaj hollësive dhe përgjegjësi gjatë punës.
- Gatishmëri për të bashkëpunuar me ekipin.
- Patentë e kategorisë B konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrohet:
- Pagë konkurruese.
- Kontratë e rregullt pune.
- Mjedis profesional dhe mbështetës.
- Mundësi për zhvillim dhe qëndrueshmëri afatgjatë në punë.