Titulli: Menaxhere Shitjesh
Përshkrimi: HR Studio është në kërkim të një Menaxhereje Shitjesh dinamike dhe të orientuar drejt rezultateve, e cila do të menaxhojë procesin e shitjes nga kontakti fillestar deri në mbylljen e marrëveshjes, me fokus të veçantë në komunikimin dhe ndjekjen (follow-up) e klientëve. Ky rol zhvillohet plotësisht në zyrë dhe kërkon aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe orientim të fortë drejt shitjes.
Detyrat:
- Kontaktimi i klientëve potencialë përmes telefonit, WhatsApp-it dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
- Ndjekja (follow-up) e klientëve ekzistues dhe atyre që kanë shprehur interes.
- Prezantimi i shërbimeve/produkteve në mënyrë profesionale dhe bindëse.
- Menaxhimi i pipeline-it të shitjeve dhe përditësimi i të dhënave në sistem.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët.
- Mbyllja e shitjeve dhe arritja e targeteve mujore.
- Raportimi i përditshëm/javor mbi performancën dhe rezultatet.
- Identifikimi i mundësive të reja për shitje dhe zhvillim klientësh.
Kualifikimet:
- Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në shitje direkte ose online).
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi.
- Aftësi për të ndërtuar besim dhe marrëdhënie me klientët.
- Orientim i fortë drejt rezultateve dhe targeteve.
- Njohuri bazë të paketës Office dhe përdorimit të CRM-ve (avantazh).
- Aftësi shumë të mira organizative dhe vetë-menaxhimi.
- Ambient pune profesional dhe mbështetës.
- Trajnim mbi produktin dhe procesin e shitjes.
- Pagë bazë + bonus mbi performancën.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
Dokumentet e kërkuara: