HR Studio në kërkim të një Menaxhereje Shitjesh që di të ndërtojë strategji, marrëdhënie të forta me klientët dhe të kthejë komunikimin në rezultate konkrete. Nëse je energjike, ambicioze dhe ke pasion për shitjet, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.
Eksperiencë e mëparshme në shitje ose menaxhim klientësh
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
Prezencë profesionale dhe energji pozitive
Aftësi organizative dhe orientim ndaj objektivave
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
Patentë B përbën avantazh
Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
Ambient profesional dhe motivues
Mundësi reale zhvillimi në karrierë
Pagesë fikse + bonuse mbi performancën
Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme
Bashkëpunim afatgjatë
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.