Titulli i punës: Menaxhere Servisi / Operacione
Organizata: HR Studio
Përshkrimi:
HR Studio kërkon një Menaxhere të shkathët dhe të organizuar, e cila do të koordinojë aktivitetin e përditshëm të servisit dhe proceset e lidhura me shitjet dhe furnizimet. Ky rol kërkon një profil dinamik, me mendim praktik dhe aftësi për të mbajtur nën kontroll disa procese njëkohësisht.
Detyrat:
- Koordinon aktivitetin ditor të servisit dhe organizon fluksin e punës
- Menaxhon komunikimin me klientët (prenotime, ndjekje shërbimesh, feedback)
- Përgatit oferta dhe ndjek procesin e shitjes për shërbimet dhe impiantet e gazit
- Ndjek porositë dhe bashkëpunon me furnitorët për pjesë këmbimi dhe produkte
- Menaxhon procesin e blerjeve dhe kontrollon stokun
- Mban dhe përditëson dokumentacionin administrativ dhe shitjet në sistem
- Koordinon punën me teknikët dhe ekipin operativ
- Raporton periodikisht mbi aktivitetin (shitje, shërbime, stok)
- Siguron standard të lartë shërbimi ndaj klientit
Kualifikimet:
- Arsim i lartë (preferohet në Administrim Biznesi, Ekonomi ose të ngjashme)
- Eksperiencë e mëparshme në role të ngjashme (shitje, blerje, administrim)
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës
- Komunikim shumë i mirë dhe prezencë profesionale
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Excel, Word)
- Aftësi për të punuar në disa procese paralelisht
- Profil proaktiv dhe i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve
Avantazh:
- Eksperiencë në industri automotive ose teknike
- Njohuri mbi impiantet e gazit ose pjesë këmbimi
Ofrohet:
- Ambient profesional dhe në rritje
- Rol kyç në organizatë me impakt direkt në performancë
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
- Pagesë konkurruese
Dokumentet e kërkuara: