Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Menaxhere Logjistike.
Nëse zotëron aftësi shumë të mira në organizim, ke përvojë në drejtimin e proceseve të logjistikës dhe synon të angazhohesh në një kompani dinamike, kjo pozitë mund të jetë e përshtatshme për ty.
Detyrat
- Harton, organizon dhe mbikëqyr proceset logjistike të kompanisë.
- Bashkërendon transportin, ruajtjen në magazinë dhe shpërndarjen e produkteve.
- Kujdeset për administrimin efikas të stokut dhe inventarit.
- Punon ngushtë me furnitorë, transportues dhe departamente të tjera për të siguruar vijimësi të proceseve.
- Ndjek shpenzimet logjistike dhe sugjeron masa për përmirësimin e tyre.
- Përpilon raporte të rregullta për performancën logjistike dhe analizat përkatëse.
- Garantohen zbatimi i procedurave të kompanisë dhe respektimi i standardeve të cilësisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Logjistikë, Administrim Biznesi, Ekonomi ose në fusha të ngjashme.
- Të paktën 3 vite përvojë në role të ngjashme.
- Njohuri të mira mbi proceset e magazinimit, transportit dhe administrimit të stokut.
- Shkathtësi të forta organizative, analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
- Njohuri të mira të programeve Microsoft Office, në veçanti Excel.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe në koordinimin e ekipeve.
Ofrohet:
- Pagë konkurruese, në varësi të përvojës.
- Mjedis pune profesional dhe mbështetës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Bashkëpunim afatgjatë me një ekip të motivuar.