• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
HR-Studio

Menaxher Rajonal Shitjesh

HR-Studio
Apliko
ShitjeTiranë1 javë më parëFull Time

Titulli i punës: Menaxher Rajonal Shitjesh

Përshkrimi:
HR Studio kërkon një Menaxher Rajonal Shitjesh të cilin do ta angazhojë për të udhëhequr dhe zhvilluar rrjetin e shitjeve në rajonin e përcaktuar. Personi i punës do të drejtojë ekipin e agjentëve të shitjes, vendos dhe ndjek targetet, analizoj tregun dhe identifikojë mundësi të reja për rritje.

Detyrat:

  • Menaxhon dhe zhvillon rrjetin e shitjeve në rajonin e përcaktuar
  • Drejton, motivon dhe monitoron performancën e ekipit të agjentëve të shitjes
  • Vendos dhe ndjek realizimin e targeteve mujore dhe vjetore
  • Analizon tregun, konkurrencën dhe identifikon mundësi të reja zhvillimi
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie afatgjata me klientët kryesorë
  • Siguron implementimin e strategjive të shitjes në terren
  • Raporton periodikisht mbi performancën, problematikat dhe rezultatet
  • Bashkëpunon ngushtë me departamente të tjera (marketing, logjistikë, financë)

Kualifikimet:

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në rol menaxherial
  • Eksperiencë në sektorin e distribucionit (avantazh i fortë)
  • Aftësi të provuara në menaxhimin e ekipit dhe arritjen e targeteve
  • Aftësi shumë të mira negociuese dhe komunikimi
  • Njohuri të mira të tregut dhe dinamikave të shitjes në terren
  • Zotërim i paketës MS Office
  • Patentë Grupi B (e detyrueshme)
  • Njohuri të gjuhës angleze (italishtja përbën avantazh)

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie lider në treg
  • Ambient dinamik dhe sfidues, me fokus në rezultate
  • Paketë konkurruese shpërblimi (pagë bazë + bonus mbi performancën)
  • Mjet pune në dispozicion (sipas rolit)
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mbështetje profesionale
  • Rol kyç në ndikimin e drejtpërdrejtë në rritjen e biznesi