• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
HR-Studio

Menaxher Logjistike

HR-Studio
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

HR Studio në kërkim të një Menaxheri Logjistike me eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe optimizimin e proceseve logjistike dhe operacionale të kompanisë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të forta organizative, menaxheriale dhe orientim të lartë drejt eficiencës operative.

Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Menaxhimi dhe koordinimi i proceseve të magazinimit, transportit dhe shpërndarjes së produkteve.
  • Organizimi i fluksit të punës për të garantuar efikasitet operacional.
  • Monitorimi i inventarit dhe koordinimi me departamentet përkatëse për furnizimet dhe dërgesat.
  • Ndjekja e performancës së ekipit logjistik dhe raportimi periodik tek drejtuesit e kompanisë.
  • Hartimi dhe implementimi i procedurave logjistike dhe operative.
  • Bashkëpunimi me furnitorë, partnerë transporti dhe departamente të tjera të kompanisë.
  • Kontrolli i kostove logjistike dhe identifikimi i mënyrave për optimizim.
  • Zgjidhja e problematikave operative në kohë reale.
  • Sigurimi që proceset të zhvillohen në përputhje me standardet dhe afatet e kompanisë.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione menaxheriale në logjistikë ose operacione.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi ekipi.
  • Njohuri mbi proceset e magazinimit, transportit dhe shpërndarjes.
  • Aftësi analitike dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
  • Preferohet njohja e sistemeve ERP / programeve logjistike.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
  • Patentë Klasi B (preferohet).
  • Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.