Përshkrimi
HR Studio kërkon të punësojë Magazinier për një kompani në qytetin e Durrësit.
Detyrat
- Pranimi, sistemimi dhe organizimi i mallrave në magazinë.
- Kontrolli i produkteve sipas faturave dhe dokumentacionit përkatës.
- Kryerja e ngarkim-shkarkimit të mallrave sipas procedurave të kompanisë.
- Mbajtja e magazinës në kushte të rregullta dhe të organizuara.
- Evidentimi i hyrje-daljeve të produkteve në magazinë.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për furnizime dhe shpërndarje.
- Kontroll periodik i stokut dhe raportim mbi gjendjen e mallrave.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
- Aftësi organizative dhe korrektësi në punë.
- Përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në grup.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit për evidentime magazinash përbëjnë avantazh.
- Patentë B përbën avantazh.
Ofrojm:
- Kushte të mira pune.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Ambient korrekt dhe bashkëpunues.
- Pagesë konkurruese.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.