Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Magazinier të rregullt dhe të përgjegjshëm, i cili do të merret me administrimin e proceseve të magazinës.
Detyrat
- Të pranojë mallrat, t’i verifikojë dhe t’i vendosë në magazinë sipas organizimit përkatës.
- Të administrojë hyrjet dhe daljet e produkteve duke zbatuar procedurat e përcaktuara.
- Të mbajë të përditësuar evidencat dhe dokumentacionin e magazinës.
- Të realizojë inventarë në intervale të rregullta.
- Të kujdeset për rendin dhe organizimin e hapësirës së magazinës.
- Të bashkëpunojë me departamentet e tjera për të siguruar furnizimin e produkteve në kohën e duhur.
Kualifikimet
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvoja e mëhershme në punë magazine konsiderohet përparësi.
- Të ketë aftësi të mira organizimi dhe kujdes ndaj hollësive.
- Të tregojë përgjegjësi dhe korrektësi gjatë punës.
- Të zotërojë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
- Të jetë i aftë të punojë në ekip.
Ofrohet:
- Pagë konkurruese.
- Mjedis pune profesional dhe stabil.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.