Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Kimiste / Laborante.
Po kërkohet një profesioniste e angazhuar që të mbikëqyrë dhe kontrollojë proceset laboratorike, të analizojë materiale të ndryshme dhe të sigurojë respektimin e standardeve teknike dhe të cilësisë.
Detyrat
- Realizimi i analizave dhe testimeve laboratorike në përputhje me standardet dhe procedurat e vendosura.
- Verifikimi i cilësisë së lëndëve të para dhe i produkteve finale.
- Hartimi dhe mbajtja e dokumentacionit për raportet laboratorike dhe teknike.
- Ndjekja e parametrave të prodhimit dhe regjistrimi i çdo shmangieje nga standardet.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të përmirësuar proceset dhe për të ruajtur cilësinë.
- Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe i procedurave të punës brenda laboratorit.
- Mirëmbajtja e pajisjeve laboratorike dhe përdorimi i tyre në mënyrë të duhur.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Kimi, Inxhinieri Ndërtimi, Teknologji Materialesh ose në fusha të ngjashme.
- Përvoja e mëparshme në laborator apo në kontroll të cilësisë konsiderohet përparësi.
- Njohuri për standardet dhe procedurat laboratorike.
- Aftësi të mira analitike dhe kujdes i shtuar ndaj detajeve.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe aftësi për punë në ekip.
- Njohuri bazë në paketën Microsoft Office.
Ofrohet
- Kontratë e rregullt pune dhe kushte të favorshme pune.
- Mjedis profesional dhe mundësi për zhvillim në karrierë.
- Trajnime dhe përkrahje për avancim profesional.
- Pagë konkurruese, sipas përvojës dhe kualifikimeve.
Orari i punës është nga e hëna deri të premten, 08:00 – 16:00, ndërsa të shtunën 08:00 – 13:00.