Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një profesionisti për pozicionin Inxhinier Elektrik / Mekanik, të fokusuar kryesisht në mirëmbajtjen dhe funksionimin e makinerive industriale.
Pozicioni kërkon një profil praktik dhe teknik, me fokus në diagnostikimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e pajisjeve dhe linjave të prodhimit.
Detyrat
- Kryerja e mirëmbajtjes periodike parandaluese dhe korrigjuese të makinerive
- Diagnostikimi dhe identifikimi i defekteve mekanike dhe elektrike
- Ndjekja dhe monitorimi i funksionimit të pajisjeve industriale
- Ndërhyrja në kohë për zgjidhjen e problematikave teknike
- Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për minimizimin e ndalesave operative
- Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike dhe ndërhyrjeve të kryera
- Kujdesi për respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë në punë
- Propozimi i zgjidhjeve për përmirësimin e performancës së makinerive
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Mekanike ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë e mëparshme në mirëmbajtje industriale ose mirëmbajtje makinerish
- Njohuri praktike mbi sistemet elektrike dhe mekanike industriale
- Aftësi në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike
- Aftësi organizative dhe punë në grup
- Përgjegjshmëri dhe gatishmëri për ndërhyrje operative
Ofrohet:
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Mundësi zhvillimi profesional
- Trajnime dhe mbështetje teknike
- Kushte të mira pune
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.