Përshkrimi
HR Studio po kërkon të angazhojë një Inventarizues/e.
Detyrat
- Zbatimi i inventarizimeve periodike në përputhje me planifikimin e kompanisë.
- Kontrollimi dhe regjistrimi i saktë i gjendjes fizike të stokut.
- Identifikimi i mospërputhjeve që dalin gjatë procesit të inventarit.
- Hartimi i raporteve dhe i dokumentacionit përkatës.
- Koordinimi i punës me sektorët e magazinës, financës dhe shitjeve.
Kualifikimet
- Arsim i mesëm ose i lartë, me përparësi për profile në ekonomi, financë ose drejtime të ngjashme.
- Përvoja e mëhershme në inventarizim, magazinë apo role të afërta konsiderohet përparësi.
- Njohuri themelore në përdorimin e programeve kompjuterike, përfshirë Excel dhe sistemet e magazinimit.
- Saktësi në detaje dhe aftësi të mira organizative.
- Integritet dhe ndjenjë përgjegjësie gjatë punës.
Ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune.
- Mjedis profesional dhe mbështetës.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- Pagë konkurruese dhe kushte të favorshme pune.