Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një Head of Marketing. Pozicion drejtues për një profesionist/e me vizion strategjik dhe kreativ, i/e cili/a do të udhëheqë zhvillimin dhe rritjen e brandit përmes strategjive të marketingut të integruara.
Detyrat
- Hartimi dhe implementimi i strategjisë së marketingut afatshkurtër dhe afatgjatë.
- Menaxhimi i identitetit të brandit dhe pozicionimi në treg.
- Planifikimi dhe ekzekutimi i fushatave marketing (digital & offline).
- Menaxhimi i rrjeteve sociale dhe kalendarit editorial.
- Bashkëpunimi me agjenci kreative, influencer dhe partnerë të jashtëm.
- Monitorimi i performancës së fushatave dhe analizimi i KPI-ve.
- Menaxhimi i buxhetit të marketingut.
- Drejtimi, motivimi dhe zhvillimi i ekipit të marketingut.
- Identifikimi i trendeve të tregut dhe sjelljes së klientit.
Kualifikimet
- Minimum 3–5 vite eksperiencë në marketing.
- Eksperiencë në pozicion drejtues përbën avantazh të madh.
- Aftësi të forta strategjike, analitike dhe kreative.
- Njohuri shumë të mira të marketingut digjital (social media, ads, content).
- Aftësi lidershipi dhe menaxhimi projektesh.
- Komunikim shumë i mirë dhe aftësi prezantimi.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Ofrohet:
- Pozicion kyç në zhvillimin e brandit
- Ambient dinamik dhe kreativ
- Paketë konkurruese (pagë + bonus performance)
- Mundësi rritjeje profesionale dhe ndikim real në kompani