Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një Farmacisteje për një kompani partnere. Pozicioni i përshtatet një profesionisteje të komunikueshme dhe të përkushtuar ndaj kujdesit për klientin dhe ofrimit të shërbimit cilësor.
Farmacia ndodhet në Komunën e Parisit.
Detyrat
- Jep këshillim të saktë dhe shërbim profesional për klientët lidhur me barnat dhe produktet farmaceutike.
- Administron dhe verifikon medikamentet në përputhje me procedurat dhe standardet e farmacisë.
- Mirëmban renditjen dhe organizimin e produkteve brenda farmacisë.
- Ndjek afatet e skadencës dhe kontrollon gjendjen e stokut.
- Punon ngushtë me ekipin për funksionimin e rregullt të aktivitetit të farmacisë.
- Përdor sistemin e farmacisë për evidentimin dhe administrimin e produkteve.
- Mban standarde të larta etike dhe komunikim korrekt me klientët.
Kualifikimet
- Diplomë në Farmaci.
- Licencë profesionale aktive, e preferueshme.
- Përvoja e mëparshme në farmaci konsiderohet përparësi.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe në shërbim ndaj klientit.
- Ndjenjë e lartë përgjegjësie, korrektësi dhe etikë profesionale.
- Aftësi për organizim dhe bashkëpunim në ekip.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
Çfarë Ofrojmë
- Mjedis pune profesional dhe mbështetës.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Pagesë konkurruese.
- Stabilitet dhe bashkëpunim afatgjatë.