Përshkrimi
HR Studio po kërkon për një kompani partnere një Farmaciste profesionale, të komunikueshme dhe të përkushtuar ndaj kujdesit dhe shërbimit ndaj klientit.
Detyrat
- Ofron shërbim profesional dhe këshillim korrekt për klientët mbi medikamentet dhe produktet farmaceutike
- Menaxhon dhe kontrollon medikamentet sipas procedurave dhe standardeve të farmacisë
- Kujdeset për sistemimin dhe organizimin e produkteve në farmaci
- Monitoron afatet e skadencës dhe gjendjen e stokut
- Bashkëpunon me ekipin për mbarëvajtjen e aktivitetit të farmacisë
- Përdor sistemin e farmacisë për regjistrimin dhe menaxhimin e produkteve
- Siguron etikë profesionale dhe korrektësi në komunikim me klientët
Kualifikimet
- Diplomë në Farmaci
- Licencë profesionale aktive
- Eksperiencë e mëparshme në farmaci përbën avantazh
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale
- Aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup
- Njohuri bazë kompjuterike
Çfarë Ofrojmë:
- Ambient profesional dhe mbështetës
- Mundësi zhvillimi profesional
- Pagesë konkurruese
- Stabilitet dhe bashkëpunim afatgjatë
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.