Përshkrimi
HR Studio po rekruton për një kompani partnere një Farmaciste me qasje profesionale, aftësi të mira komunikimi dhe përkushtim ndaj kujdesit për klientët dhe shërbimit cilësor.
Detyrat
- Jep këshillim të saktë dhe shërbim profesional për klientët lidhur me barnat dhe produktet farmaceutike.
- Administron dhe verifikon medikamentet në përputhje me procedurat dhe standardet e farmacisë.
- Mirëmban renditjen dhe organizimin e produkteve brenda farmacisë.
- Ndjek afatet e skadencës dhe kontrollon gjendjen e stokut.
- Punon ngushtë me ekipin për funksionimin e rregullt të aktivitetit të farmacisë.
- Shfrytëzon sistemin e farmacisë për regjistrim dhe administrim të produkteve.
- Mban standarde të larta etike dhe korrektësi në komunikimin me klientët.
Kualifikimet
- Diplomë në Farmaci.
- Licencë profesionale aktive.
- Përvoja e mëparshme në farmaci konsiderohet përparësi.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe në shërbim ndaj klientit.
- Ndjenjë e lartë përgjegjësie, korrektësi dhe etikë profesionale.
- Aftësi për organizim dhe bashkëpunim në ekip.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
Çfarë Ofrohet
- Mjedis pune profesional dhe përkrahës.
- Mundësi për avancim dhe zhvillim profesional.
- Pagë konkurruese.
- Stabilitet në punë dhe bashkëpunim afatgjatë.