Përshkrimi
Drejtor Shitjesh – Maqedoni
Industria: Estetikë / Healthcare / Pajisje Estetike Mjekësore
HR Studio ne bashkepunim me një kompani në industrinë e estetikës dhe healthcare është në kërkim të një profesionisti me eksperiencë për pozicionin Drejtor Shitjesh për tregun e Maqedonisë, i cili do të udhëheqë strategjinë e shitjeve, zhvillimin e tregut dhe menaxhimin e ekipit komercial.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Harton dhe implementon strategjitë e shitjeve për zhvillimin e tregut në Maqedoni
- Menaxhon dhe motivon ekipin e shitjeve për arritjen e objektivave mujore dhe vjetore
- Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie të forta me klientë strategjikë dhe partnerë biznesi
- Identifikon mundësi të reja biznesi dhe zgjerimi në tregun e estetikës dhe healthcare
- Analizon performancën e shitjeve dhe përgatit raporte periodike për drejtuesit e kompanisë
- Negocion kontrata dhe marrëveshje bashkëpunimi me klientë dhe distributorë
- Monitoron trendet e tregut dhe konkurrencën për të propozuar strategji zhvillimi
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet e marketingut dhe operacioneve për realizimin e objektivave të kompanisë
Kualifikimet
Kriteret:
- Minimumi 5 vite eksperiencë në shitje, ku të paktën 3 vite në pozicione drejtuese
- Eksperiencë në industrinë e pajisjeve mjekësore, farmaceutike ose healthcare (e domosdoshme)
- Aftësi të forta në lidership dhe menaxhim ekipi
- Mendësi strategjike dhe orientim i lartë ndaj rezultateve
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e detyrueshme)
- Aftësi shumë të mira negocimi dhe komunikimi
- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata biznesi dhe për të zhvilluar tregun