Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një Drejtori Prodhimi me profil inxhinierik, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe optimizimin e proceseve prodhuese.
Detyrat
- Planifikon, organizon dhe optimizon proceset prodhuese dhe burimet njerëzore;
- Siguron realizimin e projekteve sipas afateve, standardeve të cilësisë dhe objektivave të përcaktuara;
- Koordinon aktivitetin ndërmjet departamenteve të prodhimit, shitjeve, dizajnit dhe logjistikës;
- Monitoron performancën e proceseve dhe implementon përmirësime të vazhdueshme operative;
- Mbikëqyr standardet e cilësisë dhe siguron respektimin e procedurave teknike dhe operative;
- Menaxhon dhe monitoron ekipet e prodhimit dhe montimit;
- Siguron funksionimin optimal të pajisjeve dhe disponueshmërinë e materialeve të nevojshme për prodhim;
- Raporton progresin e proceseve të prodhimit dhe identifikon problematikat operative në kohë reale;
- Garanton zbatimin e standardeve të sigurisë dhe përdorimin korrekt të pajisjeve mbrojtëse në punë.
Kualifikimet
- Diplomë në Inxhinieri, Menaxhim Industrial ose fusha të ngjashme;
- Minimum 5 vite eksperiencë në role drejtuese në sektorin e prodhimit;
- Aftësi të forta në menaxhimin e proceseve prodhuese dhe ekipeve operative;
- Njohuri mbi materialet dhe teknologjitë e prodhimit;
- Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe vendimmarrëse;
- Njohuri të mira të paketës MS Office (ERP përbën avantazh);
- Aftësi të forta komunikimi dhe koordinimi ndërdepartamental.
Çfarë ofrohet:
- Ambient profesional dhe dinamik pune;
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë;
- Përfshirje në projekte sfiduese dhe inovative;
- Paketë financiare konkurruese dhe benefite.