Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një dadoje për përkujdesjen e 2 fëmijëve.
Për nevojat e një familjeje private, kërkohet një person i përgjegjshëm dhe i përkushtuar që të kujdeset për 2 fëmijë në një mjedis familjar dhe korrekt.
Detyrat
- Të përkujdeset çdo ditë për fëmijët dhe mirëqenien e tyre.
- Të planifikojë aktivitete të thjeshta me karakter argëtues dhe edukativ.
- Të mbajë të rregulluara dhe të pastra hapësirat e fëmijëve.
- T'i shoqërojë fëmijët kur kjo të jetë e nevojshme.
- Të bashkëpunojë ngushtë me familjen lidhur me rutinën e përditshme të fëmijëve.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë të mëparshme si dado ose në kujdesin për fëmijë.
- Preferohet që të banojë në zonën e Kamzës ose afër saj.
- Preferohet të ketë automjet personal dhe patentë.
- Të jetë fleksibël në lidhje me orarin.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të tregojë kujdes e durim me fëmijët.
- Të karakterizohet nga përgjegjshmëria dhe korrektësia në punë.
Ofrohen:
- Një ambient familjar dhe bashkëpunues.
- Kushte të drejta pune.
- Pagesë e negociueshme, në varësi të përvojës dhe disponueshmërisë.