Titulli: Auditor i Brendshëm
Përshkrimi:
HR Studio kerkon Auditor i Brendshëm.
Detyrat:
- Kryen auditime të brendshme mbi proceset financiare, operative dhe administrative
- Vlerëson efektivitetin e kontrolleve të brendshme dhe identifikon risqet
- Analizon procedurat ekzistuese dhe propozon përmirësime
- Harton raporte auditimi me gjetje dhe rekomandime konkrete
- Monitoron zbatimin e rekomandimeve dhe masave korrigjuese
- Siguron përputhshmërinë me politikat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi
- Bashkëpunon me departamentet për të përmirësuar proceset dhe efikasitetin
- Mbështet në ndërtimin dhe përditësimin e politikave dhe procedurave të kontrollit të brendshëm
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Audit ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë e mëparshme në audit të brendshëm ose të jashtëm
- Njohuri shumë të mira të standardeve të auditimit dhe kontrolleve të brendshme
- Njohuri të mira të legjislacionit financiar dhe fiskal
- Zotërim shumë i mirë i paketës MS Office (veçanërisht Excel)
- Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve
- Integritet, korrektësi dhe etikë profesionale
- Njohuri të gjuhës angleze (italishtja përbën avantazh)
Ofrohet:
- Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie të konsoliduar dhe në rritje
- Ambient profesional dhe bashkëpunues
- Ekspozim ndaj proceseve të avancuara të kontrollit dhe menaxhimit të riskut
- Pjesëmarrje aktive në përmirësimin e strukturave dhe proceseve të kompanisë
- Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional
- Paketë konkurruese shpërblimi në përputhje me eksperiencën
- Stabilitet dhe mundësi zhvillimi afatgjatë në karrierë
Dokumentet e kërkuara: